Modelja e famshme shqiptare sa po vjen e po bëhet akoma e më tepër kryefjalë në mediat rozë. Pas futjes së saj në labelin OTR, Oriola Marashi lajmëroi pjesëmarrjen e saj në emisionin “Xing me Ermalin”, ku do të jetë e ftuar së bashku me aktorin Blerim Destani.
Modelja njoftoi ndjekësit e saj që ta ndjekin më datë 30 dhjetor me anë të një klipi të publikuar në instagram.
Në klip Oriola shihet duke bërë gjestë të ndryshme për t’u rënë dejmve në sy por ata e injorojnë.
Në fund modelja largohet duke u thënë:
“Më hënksh m**in pra!”
Por kjo shprehje nuk është pritur mirë nga një fans.
“Gjithë kjo femër e bukur pa nder!”- shkruan fansi.
Por ka edhe shumë fansa të tjerë që e komplimentojën për guximin e saj dhe kanë qeshur duke e marëë gjithçka me sportivitet.
(F.M/Faxweb)
https://www.instagram.com/p/BdNkc5_lPlH/?taken-by=oriolamarashi