Henri Çili në një shkrim të publikuar sot në gazetën ‘’Mapo” ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha në lidhje me qëndrimet e tij për gjendjen e arsimit të lartë. Pas etiketimit të Berishës si Universiteti ‘’Kristaq Rama”, Çili ia kthen ish-kryeministrit se dikur quhej Argita Berisha.
‘’ Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj, sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si ARtan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por edhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lire në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste”, shkruan ndër të tjera Çili.
REAGIMI I BERISHËS DISA DITË MË PARË:
Universiteti “Kristaq Rama” sulm mediatik frontal ndaj universiteteve publike! Te dashur miq, ne shtetin e Norieges, ne hierarki me e larta kupole eshte klientela. Noriega vet ka banken e tij, qe ia ka besuar me te dashures se zemres se tij, fiks zonjes Rama. Banka e Norieges me fanatizem ekstrem kontrollon madje edhe bllokon manu militari (manu mafiosi) cdo perpjekje te bankave te tjera per te investuar, blere apo hapur banka te tjera ne vend.
Pas bankes, qe lane dhe shplane gjirizet e kazanit te parave te pista dhe i nis ne shpellat of shore, Noriega ka dhe universitetin e tij, qe rendom e therrasin jo universiteti Edi Rama po universiteti “Kristaq Rama”. Per krijimin e ketij universiteti, Edvin Kristaq Rama beri antireformen e arsimit te Shqiperise, me te cilen per llogari te universitetit te tij mbylli dyert e universiteteve publike per te varferi e vendit dhe mbi trefishoi tarifat e studimeve universitare duke i rritur ato sipas Bankes Boterore, ne nivele 3.5 here me te larta se sa tarifat e vendeve anetare te BE.
Universiteti “Kistaq Rama” i sherben Rames si tribune e puthadoreve, lakejve, servileve te tij qe ti thurin atij lavde dhe te sulmojne kundershtaret e tij, i sherben per te shperndare ne studiot televizive si te “pavarur” anetare te stafit te tij per te trilluar dhe mashtruar publikun per Noriegen dhe sulmuar opoziten. Mirepo pavaresisht se Universiteti “Kristaq Rama”, nga emri i pashpallur qe mban politikisht, renkon ne krye te piramides, ne ratingun qe ju be universiteteve te vendit, ai doli i rene nga fiku. Ndaj dhe tani perdor mediat e aferta me qeverine duke shkelur çdo ligj dhe ben antireklame per universitetet publike.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndaloje menjehere antireklamen per interesa mafioze qe universiteti i kupoles ben kunder universitetve publike. Iu bej thirrje studenteve te kundershtojne çdo perpjekje te neveritshme te drejtuesve per te shnderruar universitetin e tyre ne de fako “Universiteti Kristaq Rama”, si dikur Universiteti Enver Hoxha. I bej thirrje stafit akademik, duke respektuar plotesisht lirite e tyre, te distancohen nga drejtuesit qe duan ti kthejne per interesa mafioze ne lakej te Norieges. Ftoj universitet publike te vendit te denojne fushaten denigruese mafioze kunder tyre te Universitetit “Kristaq Rama”! sb
PËRGJIGJA E HENRI ÇILIT:
Ish-kryeministri Sali Berisha,pardje në një status në Facebook, ka bërë thirrje për hetim nga Prokuroria të një spoti televiziv të UET i ndaluar në mënyrë të paligjshme nga AMA ku thuhet : “Mos harxhoni kohën kot në universitetet shtetërore”. Pa i hyrë thelbit dhe detajeve do doja shumë shkurt të merresha me konsiderata të tjera të Berishës kur bëhet fjalë për UET, të cilin ai e quan universiteti “Kristaq Rama” (Për ironi dikur qarqet e majta e quanin universiteti Argita Berisha, propaganda politike përdor të njëjtat terma).
Së pari, personalisht për aq investim sa kam pasur në jetën publike nuk më shkon fare të replikoj me ish-kryeministrin. Kam depozituar në publik aq shumë vlerësime që nuk u heq asnjë presje për kohën dhe rrethanat në të cilën jam sprehur, ndaj është absurde të thoja qoftë edhe një fjalë të keqë për Berishën ndryshe nga lumi i sharjeve që nuk shkojnë me statusin e një presidenti por që doktori lëshon për mua dhe UET në statusin e tij.
Së dyti, nuk është e nevojshme të jap ndonjë shpjegim në lidhje me kredencialet etike të UET, i cili është universitet në sytë e publikut prej 12 vitesh, njihet prej më shumë se 15 mijë studentësh dhe 1000 pedagogësh.
Së treti, duhet të bëj një saktësim të termave. Zoti Berisha është një politikan dhe si i tillë gjuha e tij, ose mekanizmi me të cilin punon politika, është inkoherenca. Ndërsa unë jam një individ privat, njeri i lirë dhe një grup interesi, gjuha vepruese e të cilit është pikërisht koherenca.
Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj, sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si ARtan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por edhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lire në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste.
(E.K/SHUPLAKA)