Henri Çili, botuesi i medias “MAPO” është takuar sot në mesditë me ish-kryeministrin dhe liderin historik të PS-së, Fatos Nano.
Ashti siç shihet edhe nga fotot takimi ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku Çili dhe Nano shihen së bashku.
Ndoshta mund të ketë qenë një përshëndetje e rastësishme, por është e dukshme që ata janë takuar.
Kujtojmë që së fundi Henri Çili ka dalë shpesh herë publikisht të mbrojtje të Edi Ramës, duke vlerësuar qeverisjen e tij. Nga ana tjetër Çili është përplasur me liderin e opozitës, Lulzim Basha, sa i përket protestës dhe kërkesës për qeveri teknike. (J.V/Shuplaka)