“Trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e parë të qeverisë sonë”, kjo ka qenë deklarata e bërë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha në Kukës në një takim që ka pasur me strukturat e PD-së.
Në fjalën e tij, Basha tha se Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës.
Basha theksoi se “dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve”.
Po ashtu Basha u premtoi qytetarëve punësim dhe mirëqenie.
“Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi dhe mirëqenia e kukësjanëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht”, tha ai.
Discussion about this post