Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për mandatin e dy deputetëve Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU.
Gjatë mbledhjes Gëzim Veleshnja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, kerkoi qe te dërgohet sërisht në Prokurorine e Pergjithshme materiali i dërguar nga organi i akuzës pasi siç tha ai ka një sërë problemedh ligjore.
‘Vendimi ka shumë probleme ndaj kërkoj që ne ta kthejmë materialin që bën fjalë për deputetin Rehovica Prokurorisë që duhet të na sqarojë
cfarë kuptojmë me termin raportim policor, a ka në shtetin italian një procedim të filluar, të dërguar në gjyq, filluar e pushuar që të ketë për bazë raportimin policor të vitit 1999?
Vendimi i akuzës ka një llogjikë jo të saktë, që degradon sa shkon e më shumë. Kërkoj të na sqarojë përfaqësuesi i akuzës për atë që thuhet se të dhënat e përcjella nga autoitetet e drejtësisë italiane, është e nevojshme të di unë kush janë autoritetet dhe cfarë informacionesh kanë sjellë?
Kërkoj të na tregojë cila është baza ligjore e cila e ka orientuar atë në vendimin e arritur për ndërprerjen e mandatit të deputetit”, u shpreh ai. (J.V/Faxweb)