Pas heqjes së mandatit ka folur për “Fax News” Aqif Rakipi. Rakipi është shprehur për “Fax News” se vendimi i KQZ-së është i paprinciptë.
Mbledhja e sotme e KQZ-së ka përfunduar me vendimin për heqjen e mandatit për dy deputetët Gledion Rehovica e Aqif Rakipi. KQZ-ja vendosi t’u hiqte mandatet dy deputetëve pas kërkesës së Prokurorisë.
Ata janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin, dhe sipas Prokurorisë kanë fshehur arrestimet në Itali.
Ata akuzohen gjithashtu se kanë përdorur gjeneralitete të rreme. Me 5 vota pro nga të gjithë anëtarët e KQZ-së iu hoqën mandatet Rehovicës dhe Rakipit duke i kaluar mandatin e deputetëve pasuesve në listë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post