Avokati Altin Goxhaj, është i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ku foli lidhur me prishjen e simbolit të 100-vjetorit të pavarësisë, në sheshin “Shqiponja”.
Ai e ka quajtur si skandaloze heqjen e shqiponjës nga autoritetet, ndërsa shtoi se për këtë gjë, kodi penal parashikon jo vetëm gjobë, por edhe dënim me burg. Sipas tij, vepra ishte e punuar në perfeksion dhe ishte një dhuratë nga shqiptarët e diasporës për 100-vjetorin e pavarësisë.
“Një vepër e punuar në perfeksion, nga një biznesmen shqiptar i njohur si proamerikan, Nazim Destani, i cili njihet edhe për patriotizmin e tij, por që u zhduk pa e kuptuar.
U tha se grekët varrosën flamurin e tyre në Bularat, po kjo që bëri kryeministri çfarë quhet?“, tha Goxhaj.
Sipas tij, “Për fyerjen e simbolit kombëtar, Edi Rama dhe Erion Veliaj, për mënyrën e heqjes, mbajnë përgjegjësi penale, e cila nuk është vulgare, por vandale.
Kodi penal parashikon që për fyerjen e simboleve kombëtare, parashikohet jo vetëm gjobë por edhe burg.
Së dyti duhet të ishin pyetur qytetarët, pasi ishte simbol i 100-vjetorit të pavarësisë, i vendosur sipas ligjeve shqiptare. Kush i pyeti shqiptarët?
Nga ana tjetër, shpejtimi i punimeve është një mesazh i Veliajt dhe Edi Ramës, që tregojnë se janë të motivuara politikisht, që vijnë menjëherë pas Bularatit.”
Më tej duke krahasuar shqiponjën, me objektin e artit të vendosur tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, tha se qytetarët më shumë vlerësojnë simbolin tonë kombëtar, sesa atë që shumëkush e ka quajtur si simbol masonik.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post