I ftuar në studion e Fax news për të folur për heqjen e stendës “Nisma Thurja” ka qenë i ftuar aktivisti Pano Soko. Kjo nismë po mbledh firma për peticionin për të kërkuar ndryshimin e sistemin zgjedhor.
Pano Soko akuzon Erion Veliajn për heqjen e stendës pa të drejtë dhe e cilëson atë si grabitës të pronave publike dhe qytetarëve të thjeshtë.
“Erion Veliaj grabit hapësirën publike, grabit taksat, grabit njerëzit e varfër dhe tani kërkon të grabisë dhe vullnetin e njerëzve. Ne nuk do të na ndalojë asgjë. Stendat janë të qytetarëve, janë vendet ku bashkohen mendimet e mijëra qytetarëve që nuk duan më Erion Veliajn. Atyre po i rrëshket situata nga dora.” u shpreh Soko.
Më tej në fjalën e tij aktivisti tha që heqja e stendës është kundër ligjit sepse ata po zhvillonin një aktivitet social dhe jo tregtar. Ky veprim do të ishte i vlefshëm nëse do të kishte një tubim ose protestë në të kundët është e paligjshme sepse nuk mbështet në asnjë ligj të Kushtetutës shqiptare.
“Kur behët një aktivitet social nuk duhet të merret leje sepse nuk është aktivitet ekonomik. As me protestat as me tubimet nuk ka lidhje. Aktiviteti social nuk pengohet me ligj, janë të lirë të bëjnë çtë duan për sa kohë nuk shkelin rendit. Unë mund të hedh valle në bulevard dhe nuk më ndalon dot’’. tha eksperti Soko.
Soko tha në studion e Fax News se derimë tani janë mbledhur rreth 6 mijë firma dhe se për 3 muaj do të arrijnë të mbledhin sasinë e 100 mijë firmave që kërkohen.
“Kemi pasur rreth 6 mijë firma me kapacitete shumë të cunguara. Do të zgjerohemi në Tiranë por dhe në qytetet të tjera. 3 muaj do na duhet për të mbledhur 100 mijë firma.” vijoi me tej Soko.
Soko u shpreh që kjo nismë nuk ka lidhje me zgjedhjet vendore që janë planifikuar të mbahen në qershor. Kjo nismë kërkon të ndryshojë sistemin, dhe rregullat e lojës.
“Aktiviteti ynë nuk ka lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Ne po kërkojmë që vota ti përkasë popullit. Të jemi ne njerëzit që ushtrojmë presion tek përfaqësuesit tanë dhe jo kryetarëve të partisë. Ne luftojmë për diçka më të madhe, duam të ndryshojmë rregullat e lojës. Pushtetin real e kanë Kryetarët e partive. 80% e Parlamentit është i emëruar nga këta të fundit. Kërkojmë të ndryshojmë sistemin e përfaqësimit” tha Soko.
Qëllimi është që të hapen debate pasi nisma nuk ka prezantuar asgjë konkrete, do jenë qytetarët dhe partnerë të ndryshëm që do vendosin cili sistem zgjedhor është më i miri për Shqipërinë.
“Deri më tani kemi qenë parimor, po kërkojmë të hapet debati. E rëndësishme është që ta zgjedhin qytetarët. Ne kërkojmë demokratizimin e partive sepse partitë i paguajnë qytetarët dhe si të tilla kërkojmë që të ketë zgjedhje dhe të dëgjohet zëri i anëtarëve, pjesmarrësve. Në rastet kur duhet të pyetet populli duhet të pyetet kjo është gjëja që ne kërkojmë. Populli shqiptar nuk ka të drejtë të ndryshojë kushtetutën. Kta na kane hequr çdo zgjedhje juridike.” u shpreh Soko.
Aktivisti thotë që do përshkallëzohen veprimet nëse pas mbledhjes së firmave nuk hapet debate apo nuk merret serizoisht peticioni për ndryshimin e sistemin zgjedhor.
“Ne do të përshkallëzojme reagimin tonë nëse ata nuk pranojnë të hapet debate. Kemi mbështetje të madhe nga diaspora.Nuk mund të dalësh kundër vulllnetit të 100 mijë vetave.”përfundoi Soko.