Mariel Murati është personi i cili ka në pronësi hotelin ku u vendos eksplozivi mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se kjo është hera e dytë që ndaj biznesit të tij është ndërmarrë ky veprim pasi një atentat i ngjashëm kishte ndodhur edhe vitin e kaluar.
Murati ka mbajtur më herët postin e kreut të ALUIZNI-t në Sarandë. Aktualisht ai mban postin e drejtorit të FSDKSH.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në garazhin e hotelit. Ndërkohë forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për ndjekjen e pistave të hetimit.
Njoftimi i Plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.