Është hera e parë në historinë e futbollit kur arbitri i ndeshjes përdor pamjet filmike për të akorduar ose jo një 11-metërsh.
Kjo ka ndodhur në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve mes Atletico Nacional dhe Kashima Antlers, të përfunduar me rezultatin 3-0 për japonezët.
Por, përdorimi i pamjeve filmike nuk e shmangu gabimin në vendim. Nishi, lojtarit të cilit iu shkaktua faulli, ishte në pozicion jashtë loje kur nisi aksioni. Gjithsesi, hungarezi Viktor Kassai nuk e pa fare këtë “detaj”.
Botërori i Klubeve është kompeticioni i parë zyrtar ku FIFA aplikon video-arbitrimin për rastet e dyshimta.
http://faxnews.wpengine.com/teknologjia-ne-futboll-boterori-i-klubeve-me-sy-shtese/