Lionel Messi refuzoi t’i japë dorën trajnerit të tij, Mauricio Pochettin pasi u zëvendësua 15 minuta para përfundimit të ndeshjes së sotme me Lyonin në “Parc de Prince”.
Pamjet tregojnë ish-lojtarin e Barcelonës që injoron dorën e zgjatur të menaxherit të tij teksa ecën jashtë fushës.
Gjashtë herë i fituesi i Topit të Artë ishte afër gjetjes së golit të tij të parë me uniformën e PSG-s, por shtylla e pengoi.
PSG kishte një formacion sulmues për ndeshjen ndaj Lyon-it, me Messin që filloi së bashku me Angel Di María, Neymar dhe Kylian Mbappé në katërshen përpara. Sidoqoftë gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve edhe pse në fund Icardi i dha fitore 2-1 PSG-s.