Pak ditë pas krijimit të saj, SPAK-u ka çuar në Gjykatë dosjen e parë, për të cilën ka mbyllur hetimet.
Pas më shumë se një viti nga operacioni Volvo 4, prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të laboratorit të heroinës në Has.
Prokurori Dritan Prençi u ka komunikuar akuzat të pandehurve, ndërsa kujtojmë se të arrestuarit për heroinën në Has janë:
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post