Në vijim të hetimit për gjetjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 30 kg lëndë narkotike e llojit heroinë në Durrës, është kryer arrestimi i katër shtetasve.
Ndër katër të ndaluarit është edhe pronari i firmës që eksportonte dru zjarri dhe tre të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për lëndën narkotike me vlerë 10 milionë euro.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se shoferi i firmës, nuk ka pranuar se kishte dijeni për transportin e heroinës.
Sasia prej 30 kg heroinë e ndarë në 52 pako u sekuestrua gjatë një kontrolli të ushtruar mbrëmjen e djeshme nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, lajm i bërë me dije fillimisht nga “Shuplaka”. Policia gjeti dhe sekuestroi drogën e fshehur në pjesën e kabinës dhe kreu arrestimin e drejtuesit të mjetit, Aurel Kryemadhi.