10:58 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Heroinë dhe arsenal armësh, 3 persona arrestohen në Tiranë. Kontroll dhe në një lokal (Emrat)

09:22 | 04/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Tre persona janë vënë nën pranga nga ana e Policisë së Tiranës, dhe një person tjetër është shpallur në kërkim, për shkak se kishin me vete lëndë narkotike dhe armë pa leje.

Personat e arrestuar në dy operacione të ndryshme janë Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë, Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë si dhe –Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Çela dhe Ramadani janë arrestuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa shtetasi tjetër Menga është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i drogave të forta, si dhe një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.

Në këtë kuadër gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

2 shtetas janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa shtetasi tjetër është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Konkretisht :

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetave :

– Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë.

– Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramdani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
– Automjet
-1 shot Gun
-1 armë gjahu
– 16 fishekë arme gjahu
– dylbinj
– fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm
– 45 fishekë manovre

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Zbardhet dinamika, ja si e përgatiti krimin vajza e madhe, pagoi një vrasës dhe ekzekutoi prindërit dhe motrën

Para

Paralajmërimi i Bashës: Përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë

Para
Paralajmërimi i Bashës: Përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë

Paralajmërimi i Bashës: Përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane

Lavrov uron amerikanët për ditën e pavarësisë së SHBA-së: Shpresoj të arrijmë stabilitet në marrëdhënien tonë

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Itali, raportohet për 10 të plagosur(VIDEO)

Nis rinumërimi i votave të Durrësit, hapen 5 nga 290 kuti

Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin

Roskovec /Vijon operacioni “Koordinata”, arrestohen dy vëllezër për kultivim të bimëve narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.