Një histori e dhimbshme është bërë publike mbrëmjen e sotëm në emisionin investigativ “BOOM”. Bëhet fjalë për historinë e Tefik Seferit, invalidin pa duar dhe këmbë, i cili në një karrike me rrota kërkon lëmoshë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, për të mbajtur familjen.
Tefiku nuk ka lindur i tillë, por është djegur rreth 23 vjet më parë në metalurgjikun e Elbasanit. Për vite me radhë, e vetmja që është kujdesur për të është bashkëshortja e tij, e cila është e sëmurë.
Çifti Seferi kanë dy fëmijë, të dy të sëmurë, por të gjitha të ardhurat e tyre mujore janë vetëm 165 mijë lekë të vjetra, nga pagesa e KEMP-it.
INTERVISTA
Tefiku: Ka 23 vjet që dal rrugëve këtu, kam ndjenjur tek Pallati i Kulturës vetëm që të ushqej kalamajtë. Kam edhe dy fëmijë sëmurë. Nuk mund të jetoj me 16 mijë lekë invaliditet.
Gazetarja: Kush të sjell këtu?
Tefiku: Më sjell çuni.
Gazetarja: Vendimi për të dalë këtu është i joti apo i familjarëve?
Tefiku: Vendimi është i imi, që të mbaj ato dy fëmijë që i kam të sëmurë, duan ilaçe.
Historia si i humbi gjymtyrët
Tefiku: Unë jam djegur në matalurgjikun e Elbasanit ke 12, jam djegur me 2000 volt korent, jam djegur dhe jam shkrirë aty. Nuk mbaj mend çfarë u bë aty, duke shpëtuar fëmijët u dogja.
Gazetarja: Sa vite ka që ka ndodhur?
Tefiku: Po bëj 23 vjet kështu pa duar dhe këmbë. Vetë marr një KEMP 16 mijë lekë.
Gazetarja: Ju paguajnë kujdestar?
Tefiku: Kujdestar jo, kam qenë 10 herë tek KEMPI epror, jam mërzitur dhe nuk kam shkuar më.
Gazetarja: Kush është kujdesur për ju gjatë gjithë kësaj kohe?
Tefiku: Gjatë gjithë kësaj kohe është kujdesur gruaja, edhe ajo është e sëmurë por gruaja më ka bërë shërbim. Më ushqen, më lan, të gjitha. Ilaçet me rimbursim nuk na i japin ne invalidëve të punës.
Gazetarja: Cila është kërkesa juaj?
Tefiku: Të paguhet, edhe gruaja është e sëmurë. Çfarë do bëjë dhe kjo.
Gazetarja: Cilat janë vështirësitë që ju keni çdo ditë?
Gruaja: Ta lash, ta shpërlash, ta ushqesh. Po nuk jam unë kush do ta ushqejë?
Gazetarja: Ke 23 vjet që e ushqen Tefikun, je lodhur?
Gruaja: Pak. Mirë dhe keq e dua. Po të isha unë, do të më bënte ky hyzmet mua. A nuk është ashtu? Dua një kujdestari. Të gjithë marrin. Çuditen gratë, njerëzit po marrin, ti pse jo?
BOOM tek Sigurimet Shoqërore në Elbasan
Gazetarja: Ky merr një pension si invalid pune por nuk ka kush kujdeset për të. Nuk i kanë dhënë kujdestari.
Punonjësja 1: Në sigurimet shoqërore nuk ka dy pensione. Invaliditeti këtu tek ne ka thjesht një pension që do të thotë mbi bazën e viteve të punës që ka çdo person që është i paaftë për punë dhe ndërpret punën dhe del invalid, edhe grup i parë të jetë, në pension psh ka dalë pensioni 100 mijë lekë i shtohet mbi bazën e viteve kanë një kofiçent këto që bëjnë llogaritë e pensionit, i shkon deri tek 30 e ca mijë lekë.
Punonjësja 2: Invalid i plotë me kujdes.Grupi i parë.
Punonjësja 1: Shërbimi social ka këtë, ka dy momente: Je invalid i grupit të dytë dhe kanë pagesën fikse 150 mijë lekë aktualisht. Nëse ke dhe grup i parë kujdetar, jo status, personi që do i shërbejë do marrë edhe 105 mijë lekë të tjera. Ndërsa statusi i paraplegjikut që ka nevojë për kujdesje dhe janë fare të paaftë, zakonisht ata që kanë dëmtuar shtyllën kurrizore dhe nuk lëvizin, atyre u shkon 280-300 mijë lekë sepse marrin për vete, kujdestari dhe paketë hidrosanitare.
Punonjësja 2: Rasti i këtij ka vetëm 288 lekë shtesë. Aq vite punë ka.
Gazetarja: 3000 lekë të vjetra?
Punonjësja 2: Po.
Punonjësja 1: Është invalid që nga qershori i ‘96.
BOOM tek Drejtoria e Shërbimit Social Tiranë
Gazetarja: Doktor çfarë mund të themi për rastin e Tefik Seferit?
Besnik Murati: Në Republikën e Shqipërisë ndahen në dy pjesë këto përfitimet për të sëmurët. Një pjesë që trajtohen nga Shërbimi Social që janë me aftësi të kufizuara dhe ato që janë me kontribute si rasti i Tefikut që trajtohet nga Sigurimet. Mendoj që Tefiku duhet ti drejtohet fillimisht klinikës së Neurologjisë, nëse ato mendojnë se është në kushtet e statusit të paratetraplegjikut atëherë përgatisin fletë drejtimi për KEMP dhe e sjellin tek ne që të kryejmë proçedurat e tjera.
Gazetarja e BOOM sëbashku me zotin Tefik u drejtuan tek Neurologjia por as aty nuk gjetën zgjidhje, duke e referuar rastin tek Ambulanca numër 3.
Tefiku: Nuk po zgjidhim problemin dhe ju u lodhët. Po bëj 24 vjet, kam vajtur tek KEMPI epror, tek Sigurimet Shoqërore, thotë je invalid pune dhe nuk të takon. Emisionin BOOM e falenderoj shumë, ka katër muaj që merret me mua dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje nga këta pushtetarë. (D.D/Shuplaka)