Koncerni farmaceutik zvicerian Novartis është në shënjestër të hetuesve grekë. Ai po hetohet për ryshfet deri në 4 milion euro shkruan Deutsche Welle. Thuhet se këto hetime kanë filluar 2 muaj më parë.
Në mes të janarit Prokurori për çështjet ekonomike Panagiotis Athanasiou shpalli hetimet në shkallë të gjerë. Prokuroria e Athinës ka kontrolluar zyrat e koncernit Zvicerian dhe i ka kërkuar ndihmë për hetime edhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Hetimet bëhen për shkak se dyshohet për evasion fiskal dhe pastrim parash. Sipas hetimeve deri më tani mjeket dhe punonjës të spitaleve kanë marrë ryshfet nga kjo kompani faramceotike. Gjithashtu 4000 njerëz kanë marrë dhurata apo edhe para nga kjo.
Avokatja Konstandia Fundea në një intevistë për DW-në tha se ata që nuk dëshironin të bëheshin pjesë e saj ushtroheshin presione. Një tjetër punonjës i kompanisë tha se ai dhe kolegët e tij ndiheshin vitet e fundit “si luftëtarë me obljektiva shitjesh të larta që duhet të arriheshin” edhe pse tregu po rrudhej për shkak të krizës ekonomike në Greqi.
Që në vitin 2012 Ministri i Shëndetësisë Marios Salmas u shpreh për praktika të dyshimta të industrisë faramceutike në vend dhe kërkoi inspektinmin e punonjësve.
Si konservatori Salabas ashtu edhe kundërshtarë të tjerë të Novartis e akuzojnë këtë se u ka shitur klintëve shtetërorë barna dhe shërbime me çmime të shtrenjta dhe kjo lidhet e dhe me strukturat e paqarta të tenderimit. Aktualisht po bëhet një hetim financiar për llogaristë banakare të punonjësve të cilët kanë marrë ryshfet nga kjo kompani. (J.V/Shuplaka)