SPAK dhe BKH vijojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan.
Gjithashtu mësohet se është kontrolluar një banesë e një biznesmeni në Belsh, në të cilën janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash, sipas biznesmenit të justifikuara nga biznesi i tij.
Nga ana tjetër mësohet se biznesmenit të Belshit i kanë sekuestruar telefonin nga ku prokurorët pritet të zbulojnë nëse ka apo jo biseda më kandidatë për deputetë në lidhje me shit blerje votash.
Po ashtu burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe tre telefona të tjerë në qytetin e Elbasanit, dyshohet telefona të nëpunësve vendorë.
Mbetet ende e pakonfirmuar nëse dy rastet kanë lidhje midis tyre, por hetimet kanë të bëjnë me të njëjtën çështje, atë të krimit zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.