22:50 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Hetimet e Prokurorive për ndërtimet, fasada”, avokati: Janë marrë zarfe në këmbim të firmës, kanë kursyer hekurin

16:34 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hetimet e Prokurorive për ndërtimet, fasada”, avokati: Janë marrë zarfe në këmbim të firmës, kanë kursyer hekurin

Avokati Kastriot Frashëri komentoi lëvizjet e prokurorisë për të nisur hetimet për ato ndërtesa që u shembën si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që gjunjëzoi Shqipërinë të martën. Duke folur në studion e Fax News, Frashëri deklaroi se këto lëvizje janë thjesht fasada.

Sipas tij, përmes hetimeve, qeveria po kërkon të shesë tek qytetarët se po punon dhe se po përpiqet të rregullojë gjërat.

“Fakti që qeveria ose kryeminsitri po kërkon që të nxirren përgjegjësit, siç ishin edhe lëvizjet e prokurorive për të filluar hetimet, unë e thashë ndoshta në princip ajo është e drejtë dhe qëndron. Por nisur edhe nga çfarë është diskutuar deri më sot, më duket se këto janë vetëm fasada që ne t’i themi popullit shqiptar që qeveria tani ka filluar të lëvizë.

Janë gati 30 vjet ku gjithçka është ndërtuar mbrapsht. Unë çuditem pse orientimi qeveritar është për t’u vënë para përgjegjësisë ata persona që nuk kanë zbatuar ligjin, por nuk fillon me ndërtuesit sepse maskarada e parë fillon me biznesin”, tha avokati.

Ai tregoi edhe arsyet se pse pas tërmetit 6.4 ballë një pjesë e pallateve u shembën, ndërsa të tjera jo. Kastriot Frashëri shpjegoi se ato pallate që ranë do të thotë se janë ndërtuar keq, pa hekur dhe pa cilësi të betonit.

“Ata kanë kursyer hekur, kanë kursyer cilësinë e betonit. Kolonat nuk i kanë ngjitur me njëra tjetrën, por i kanë lënë për lokale. Është një mish-mash i tërë”, tha Frashëri gjatë intervistës në studio.

Sipas avokatit, me ndërtimet është bërë një maskaradë e vërtetë sepse leja është marrë për pallat 7-katësh, por në të vërtetë është ndërtuar me 10 kate. Ai vijoi më tej duke thënë se një gjë e tillë është lejuar në këmbim të zarfeve me lekë.

“Nisur nga realiteti, do të themi disa të vërteta. Ka qenë një babëzi sepse kompanitë e ndërtimit drejtuesit teknikë nuk i kanë pasur fizikisht aty, por kanë dhënë licencën për 100 apo 200 mijë lekë të vjetër. Nuk ka qenë fizikisht. Këtu duhet të ngrenë zërin këto Inspektoratet e Ndërtimit, policia bashkiake, ku janë këta njerëz? Ku kanë qenë? Është momenti për të thënë të vërtetat. E kanë marrë lejen për 7 kate, por e kanë bërë me10 kate. Këta ua kanë legalizuar edhe këto shtesa katesh.

Përpara ligjit duhet të dalin të gjithë autorët që kanë shpërdoruar detyrën. Vetëm atëherë shoqëria shqiptare do të bëjë një katarsis vetë, do të pastrohet. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë të tjera gjëra do të ndodhin. Fakti që ata që bëjnë certifikimet e këtyre objekteve marrin zarfe në këmbim të firmës së saj, atëherë këtu është kompromentuar gjithçka, është kompromentuar siguria publike, siguria juridike”, deklaroi avokati Kastriot Frashëri për Fax News.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: kastriot frasherindertimetprokuroriatermeti
Pas

VIDEO/ Meta me Bebe Rexhën në një familje në Ishëm: Situata e vështirë por jo e pashpresë

Para

Rama përzë qytetaren nga takimi: Ik largohu që këtu, s’të vjen zor s’të vjen

Para
Rama përzë qytetaren nga takimi: Ik largohu që këtu, s’të vjen zor s’të vjen

Rama përzë qytetaren nga takimi: Ik largohu që këtu, s’të vjen zor s’të vjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.