Është zhvilluar ditën e sotme seanca ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka komunikuar edhe akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Mësohet se Llalla askuzohet për Mmosdeklarim të të hollave në kufi, mosdeklarimi i një shumë në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ai thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.
Gjithashtu ndaj ish-kreut kanë mbërritur edhe të dhënat për çështjen shpalljes së tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit të cilat nuk bëhen të ditura.
Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokurorisë së Përgjithshme.
Këto janë akuzat paraprake që Prokuroriae Posaçme i ka komunikuar Llallës ndërsa akuzat e tjera do të ngrihen me kalimin e kohës. Në vijim mund të ketë edhe hetime të tjera që lidhen me ushtrimin e funksionit të lartë, por që kjo mund të komunikohet në një moment të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post