07:39 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Hetimet për shqiptarin në Itali: Si e vrau në banesën e saj nënën e ish-pronarit

17:31 | 13/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimet për shqiptarin në Itali: Si e vrau në banesën e saj nënën e ish-pronarit

Prokuroria e Barit në Itali ka mbyllur hetimet për shqiptarin e akuzuar mbi vrasjen e piktores 71-vjeçare Rosa Maria Radicci.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 nëntor 2016 në banesën e saj në Palese (Bari). I akuzuar është 30-vjeçari Olgert Laska i arrestuar nga efektivët e policisë disa ditë pas krimit.

Sipas dosjes së prokurorisë, gruaja u mbyt nga shqiptari, i cili punonte në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjatat.

I riu është pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, kjo është arsyeja pse ai ka vrarë të ëmën e ish-shefit të tij.

Por, Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.

Prokuroria ka edhe pamje filmike të marra nga kamerat e banesave të zonës, në të cilat shihet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës. Ai shihet duke mbërritur në zonë me biçikletë në orën 12:37 të 13 nëntorit.

“Ai u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të viktimës. Mbështeti biçikletën te kangjellat dhe u ul në stol”, shkruhet në dosjen e hetuesve.

Imazhet tregojnë se Laska i afrohet shpesh portës, dhe prania e shqiptarit ishte vënë re nga vizitorët në një bar aty pranë.

Kur ka parë të kalonte një patrullë policësh, është fshehur mes shkëmbinjve. Më pas, në 14:19 zhduket nga pamjet e kamerave dhe në 15:10 filmohet sërish, teksa i hipur në biçikletë, niset në drejtim të Barit.

Sipas hetuesve, në hapësirën kur shqiptari nuk shfaqet në kamera, ka kryer vrasjen.

Derën, Olgeritit mund t’ia ketë hapur vetë gruaja e cila njihej me të dyshuarin, pasi ky i fundit i bënte shpesh pazaret në të shkuarën.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: itali
Pas

KESH kërkon importe të energjisë, vendi në situatë të vështirë me thatësirat

Para

Taulant Balla: Ilir të kemi dhënë votën për President, kërcënimet alla Gruevski s’të kanë hije

Para
Taulant Balla: Ilir të kemi dhënë votën për President, kërcënimet alla Gruevski s’të kanë hije

Taulant Balla: Ilir të kemi dhënë votën për President, kërcënimet alla Gruevski s’të kanë hije

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.