Për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Fier ditën e premte pritet që ekspertiza mjeko – ligjore pritet të japë përfundimisht versionin zyrtar për vrasjen e dyfishtë
Hetimet e deritanishme kanë treguar se autori i krimit është 32 – vjeçari Drini Derveni dhe sipas policisë, ka qëlluar me pistoletë 29 – vjeçaren Ermira Arapi, nënë e një fëmije, me të cilën kishte një lidhje intime dhe më pas është vetëvrarë.Në pistoletën tip TT u gjetën shenjat e Dervenit, ndërsa në dorën e tij të djathtë, faktorë plotësues të qitjes.
Dy trupat u gjetën në makinën e Dervenit po ajo që ngelet e paqartë janë motivet e këtij krimi. Sipas policisë, dyshohet se 29 – vjeçarja mund të ketë qenë shtatzenë dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit, shkruan një portal online.
“Janë dërguar mostrat në Tiranë dhe priten përgjigjet e sakta. Nga këqyrja paraprake dukej sikur Ermira Dushi ishte shtatzënë, por kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk mund të konfirmohet deri sa fjalën e fundit ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.
Sipas policisë në makinë është gjetur edhe një pako në formën e një dhurate dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një dhuratë për Shën Valentinin. (J.V/Shuplaka)