09:47 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit, makina përdorej prej shtatë vitesh në Serbi

13:42 | 19/01/2018
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ivanoviç në Durrës, ja kush ishte miku i tij shqiptar që e shoqëronte (FOTO)

Makina e e përdorur për vrasjen e Oliver Ivanoviçit ishte blerë në vitin 2017 dhe që prej vitit 2009 ka qenë në Serbi.

Këto janë informacionet më të fundit mbi rezultatin e hetimeve të Kosovës rreth veturës së djegur në veri të Kosovës, pas ekzekutimit të politikanit të njohur serb, dhe u bënë publike nga ministri i Brendshëm kosovar, Flamur Sefaj, përmes një postimi në Facebook.

Sefaj sqaron se policia ka mundur të identifikojë numrin e shasisë së automjetit të djegur dhe e ka lokalizuar origjinën fillestare të saj falë bashkëpunimit me një shtet të BE-së.

Në këtë mënyrë u zbulua se makina, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e është arritur të gjendet po kështu se kujt iu shit ajo vitin e kaluar.

Të dhënat i janë dërguar prokurorit të çështjes, i cili është në proces të dërgimit të kërkesës së tij përmes kanaleve zyrtare, për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet serbe.

Ekzekutimi me 6 plumba i kreut të Nismës Qytetare serbe, “Liri, demokraci, drejtësi” përpara zyrës së tij nuk shkaktoi trazirat të cilave i druheshin ndërkombëtarët, por pasojat e tij ndihen të forta në nivel politik.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të riniste pikërisht ditën e martë, kur ngjarja e nxiti Serbinë të ndërpriste bisedimet, që siç thuhet tani do të kenë një tjetër format, e i tensionoi edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edhe pse një ditë më parë telefonata mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit u pa si sinjal i dëshirës për të qetësuar gjakrat, ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç akuzoi Prishtinën më vonë se po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet serbe në hetime, pasi nuk do që vrasësit të zbulohen.

Në analizën e tij për “The Obrserver” lidhur me episodin e bujshëm, eksperti amerikan i sigurisë John Shindler shprehte drojën se ekzekutuesi i Ivanoviçit mund të mos zbulohet kurrë, duke theksuar se vrasja është bërë sipas një modeli klasik që po përdoret në Europë dhe ka zbehur çdo lëvizje përpara në çështjen e Kosovës.

Etiketa: ivanovicserbi
Pas

Kapet një sasi heroine në Kapshticë, ishte fshehur brenda autobusit

Para

Zgjedhjet për KLP dhe KLGJ, Spaho i numëron Ruçit faktet: Kandidatët u skualifikuan nga ONM, po kapni drejtësinë

Para
Zgjedhjet për KLP dhe KLGJ, Spaho i numëron Ruçit faktet: Kandidatët u skualifikuan nga ONM, po kapni drejtësinë

Zgjedhjet për KLP dhe KLGJ, Spaho i numëron Ruçit faktet: Kandidatët u skualifikuan nga ONM, po kapni drejtësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.