“Turqia ka arrestuar dy të dyshuar që rrëfen për spiunimin e shtetasve arabë për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në Turqi e njërit prej tyre ishte e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi”, tha një zyrtar i lartë turk të premten.
“Një nga dy burrat arriti në Turqi në tetor 2018, ditë pasi Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll”, tha zyrtari, duke shtuar se tjetri kishte ardhur më vonë për të ndihmuar kolegun e tij me ngarkesën e punës.
“Ne po hetojmë nëse ardhja e individit primar në Turqi lidhej me vrasjen e Jamal Khashoggi”, tha zyrtari, duke shtuar se personi ishte monitoruar gjashtë muaj përpara arrestimeve në Stamboll të hënën.
“Është e mundur që ka pasur një përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me arabët, duke përfshirë edhe disidentët politikë, që jetojnë në Turqi”.
Khashoggi, një kolumnist i Ëashington Post dhe kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën më 2 tetor nga një ekip i operativëve sauditë, duke provokuar një protestë ndërkombëtare.
CIA dhe disa vende perëndimore besojnë se Princi i Kurorës, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, urdhëroi vrasjen, të cilën zyrtarët sauditë e mohojnë. Prokurori publik saudit ka akuzuar 11 të dyshuar të paidentifikuar, duke përfshirë pesë të cilët mund të përballen me dënimin me vdekje me akuza për urdhërimin dhe kryerjen e krimit.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Turqisë nuk pranoi të komentojë. Një zëdhënës i policisë së Stambollit konfirmoi se ishte përfshirë në operacion.
Si pjesë e hetimit kundër-zbulimit, zyrtarët turq kapën një kompjuter të koduar të vendosur në një ndarje të fshehtë në atë që zyrtari i tha Reuters ishte baza e unazës së spiunazhit në Stamboll.
Zyrtari, i cili kërkoi anonimitet, tha se deklaratat e njerëzve të ndaluar sugjeruan se operacionet e tyre të inteligjencës kishin në shënjestër të mërguarit dhe studentët politikë.
“Ne kemi dëshmi të gjera të aktiviteteve të fshehta të individëve në tokën turke”, tha zyrtari, duke e quajtur atë një “hermetik”. “Ata gjithashtu rrëfehen se kanë qenë të punësuar nga shërbimet e inteligjencës së Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Spiunët e dyshuar thanë se kishin rekrutuar informatorët dhe i kishin paguar për informacione, shtoi zyrtari.
Presidenti turk, Tayyip Erdogan i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të vendosin peshën e vet pas hetimeve për vrasjen e Khashoggi dhe jo për ta lënë mënjanë këtë çështje për shkak të lidhjeve të tij me Rijadin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)