12:27 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimet rrëzojnë dëshminë e autorit: Gjurmet u gjeten në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona

10:35 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimet rrëzojnë dëshminë e autorit: Gjurmet u gjeten në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Romë ka tronditur opinionin publik, ndërsa hetuesit po zbulojnë detaje gjithnjë e më të rënda rreth ngjarjes. Provat e mbledhura në banesën e Mark Samson, 23-vjeçarit që ka rrëfyer krimin, hedhin dritë mbi një skenar të ftohtë dhe të planifikuar, ku përpiqet të fshihet e vërteta.

Hetimet zbuluan një sërë gjurmësh të dyshimta: jastëkë të ndotur në kabinën e dushit, një njollë në murin e korridorit dhe shenja të ngjashme në lavaman, pjesën e pasme të karriges, në derën e makinës si dhe një kuti të vendosur mbi një dollap. Sipas të përditshmes italiane La Repubblica, këto janë vetëm disa nga provat që u gjetën në apartamentin e Samsonit, i cili pasi e vrau Ilarian, e futi trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian.

Në shumë nga këto prova janë gjetur gjurmë të “materialit biologjik” si flokë, pështymë dhe gjak. Megjithatë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar leckës së njollosur me një substancë të kuqe, që besohet të jetë përdorur për të pastruar gjurmët e krimit pas vrasjes.

Nëse analiza do të konfirmojë se substanca është gjak, kjo do të përforcojë versionin e dhënë nga Samson dhe nëna e tij – të dy nën hetim për fshehjen e trupit – të cilët kanë pranuar se kanë ndihmuar në pastrimin e vendngjarjes. Gjithsesi, ekspertiza mjeko-ligjore është thelbësore për të përcaktuar momentin e saktë të vdekjes së Ilaria Sulas.

Mark Samson pretendon se e ka qëlluar Ilarian me thikë në fyt mëngjesin e 26 marsit, pak pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomën e saj. Por ky version ngjall dyshime serioze. Sipas hetimeve, bazuar në të dhënat e celularit të viktimës, trupi i saj është larguar nga banesa në zonën Africano rreth orës 10:20 të së njëjtës ditë.

Në këtë interval kohor të ngushtë, Marku pretendon se ka kryer një sërë veprimesh: ka shërbyer mëngjesin, ka kryer aktin e vrasjes, ka dalë për të blerë disa produkte (faturat e gjetura e dëshmojnë këtë), ka pastruar vendin e krimit dhe më pas ka fshehur trupin në një karrocë. Ky rrjedhë e ngjeshur ngjarjesh ngre pikëpyetje serioze mbi vërtetësinë e deklaratës së tij.

Hetimet vazhdojnë me intensitet, ndërsa e gjithë ngjarja mbetet nën vëmendjen e mediave dhe publikut italian dhe shqiptar.

Etiketa: gjaku
Pas

Përfshihet nga flakët e zjarrit një makinë “Range Rover”

Para

Kultivuan kanabis në 2021, në pranga 28-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Para
Kultivuan kanabis në 2021, në pranga 28-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Kultivuan kanabis në 2021, në pranga 28-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

 



Të Fundit

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.