19:12 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimet/ Zjarri në spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, një person i maskuar…

08:29 | 02/06/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimet/ Zjarri në spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, një person i maskuar…

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se zjarri i shkaktuar më 29 maj në orët e para të mëngjesit ka qenë i qëllimshëm. Ka dyshime se zjarri është vendosur nga një person i maskuar. Në një komunikatë të Spitalit të Pejës thuhet se “për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri është vënë qëllimshëm nga një person i maskuar”.

“Që në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në komunikatë. Më tej thuhet se; “në mëngjesin e hershem të mërkurës, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Ky akt i paprecedent ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka tronditur thellë stafin dhe pacientët tanë. Megjithatë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur humbje jetësh apo humbje të dhënash. Ky sulm na ka goditur në zemër të veprimtarisë sonë dhe na ka bërë të ndiejmë pasigurinë që kjo situatë e krijuar nga aktet kriminale ka sjellë”.

“Në ambientet ku ka ndodhur sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente që nga themelimi i spitalit, dhe në këtë bllok të spitalit janë të përqendruar shumica e shtretërve të spitalit. Jemi me fat që zjarri është lokalizuar shpejt, sepse përndryshe do të kishim tragjedi, ngase sulmuesi rrezikoj jetën e qindra pacientëve dhe personelit tone. Spitali i Pejës është një institucion shëndetësor që ofron shërbime për katër komuna të rajonit të Pejës. Me shumë mund dhe sakrificë, në situata të vështira, stafi ynë përpiqet të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për pacientët tanë. Sulmi që kemi përjetuar është një goditje e rëndë për të gjithë ne, por na forcon vendosmërinë për të vazhduar misionin tonë humanitar dhe profesional. Të gjithë jemi të angazhuar për të garantuar që spitali ynë të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe efektive, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballemi”.

Menaxhmenti i Spitalit falënderon organet hetimore nga Policia e Kosovës dhe Prokurorinë për intensitetin dhe gatishmërinë e lartë në hetimin e këtij krimi monstruoz. “Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë një mbështetje e madhe për ne në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që kryerësi i këtij akti kriminal të dalë sa më shpejt para organeve të drejtësisë dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Ndërkohë, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve tanë”, thuhet në komunikatë.

Pas

Lufta Hamas-Izrael/ Ndërmjetësuesit thirrje të dyja palëve të pranojnë marrëveshjen e armëpushimit. Ja plani i Biden

Para

Rama nxjerr videon: Durrësi, pjesë e spektaklit të Marinës Ushtarake Italiane

Para
Rama nxjerr videon: Durrësi, pjesë e spektaklit të Marinës Ushtarake Italiane

Rama nxjerr videon: Durrësi, pjesë e spektaklit të Marinës Ushtarake Italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.