Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka folur për akuzat që janë bërë ndaj tij që nga momenti që u propozua për këtë post, akuzat se ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit në regjimin komunist.
“Ka qenë e pandershme dhe me vonë më ka rezultuar e organizuar. Unë jam akuzuar se paskam qenë hetues i Sigurimit të Shtetit, asnjë ditë të vetme. Hetues po, edhe sot ka hetues. Hetuesia në kohën që unë kam shkuar, ka qenë një organ i sistemit të drejtësisë, jo pjesë e organeve e sistemit të Ministrisë së Brendshme.
Kam qenë jurist dhe kam punuar si jurist. Nuk kam patur asnjë, që unë të kam bërë hetim apo gjykim për një ngjarje me sfond politik. Se të ma kishte thënë Jozefina Topalli do ishte ndryshe, sepse ka qenë e vetmja që nuk ka ngritur kartonin jeshil, është kundërshtare e fortë politike, më e ashpër, ajo edhe mund, por gjithë të tjerët ngritën një thashëthemnajë për të sulmuar figurën time politike.”, u shpreh Xhafaj. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post