Tymuese janë hedhur gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri në minutën e ’57 të pjesës së dytë e që ka bërë që ndeshja të ndërpritet.
Skuadrat janë urdhëruar të shkojnë në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.
Kapiteni Ansi Agolli dhe trajneri Xhani De Biazi u përpoqën të qetësojnë situatën tek tifozët.
Mësohet se është hedhur një flakadan në fushë nga një grupim shqiptar tifozësh në stadium.
Ndeshja ndërkohë ka rifilluar edhe pse ka akoma tym në fushën e blertë.
Gjyqtari slloven ka pritur derisa tifozët kuq e zi të qetësohen. Tifozët shqiptarë kanë krijuar tym dhe zhurmë duke hedhur vazhdimisht fishekzjarre. Italia ka shënuar një gol në pjesën e parë, ku De Rosi i dha avantazh vendasve.
Vetëm mbërritja e disa të afërmve të tyre vuri në lëvizje punëtorët e stadiumit sicilian, të cilët më në fund arritën të gjenin edhe personin që mbante çelësat e emergjencës për ashensorin.
Por kjo situatë për pak sa nuk solli një konfrontim fizik mes palëve, pasi tifozët shqiptarë, të acaruar me indiferencën e punonjësve vendas, u përplasën verbalisht si me stjuardët e stadiumit, ashtu edhe me personin që kishte çelësin dhe që në fakt arriti t’i shpëtonte.
Fatmirësisht, u shmang një përplasje fizike mes palëve, por për disa minuta ky ishte një incident që shkaktoi shumë tension në stadium.
(M.D/ Shuplaka)