Mëngjesin e sotëm banorët e Alliasit janë ngritur të tronditur nga një shpërthim i fuqishëm. Burime për median bëjnë me dije se ka qenë shpërthimi i një automjeti ai që ka krijuar zhurmë dhe panik për qytetarët.
Deri më tani nuk dihet ende shkaku i ngjarjes por dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për shkaqe xhelozie. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme për mjetin e djegur.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.