Nga një sulm në qytetin Musajib në Irak kanë ngelur dhjetra të plagosur. Deri më tani raportohen 20 persona të vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Sulmuesi e ka aktivizuar jelekun me eksploziv në një treg në qendër të këtij qyteti, që ndodhet në jug të kryeqytetit Bagdad, ka njoftuar policia lokale. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e Irakut janë në ofensivë për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga Mosuli, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak.