Një incident ka ndodhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një pushues është dëmtuar duke u hedhur nga lartësia në det.
Mësohet se një 50-vjeçar e inicialet Xh.R, i cili është banues në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar, është hedhur nga lartësia në det dhe si pasojë ka dëmtuar aksidentalisht qafën.
Pushuesi është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post