Është hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shorti për anëtarin e tretë në Komisionet e numërimit të votave. Ky vend do të ndahet mes LSI-së dhe PDIU-së.
Nga shorti i hedhur u përcaktua se LSI do të ketë anëtarin e tretë në tavolinat e KZAZ-ve me numrin çift. Ndërsa PDIU-ja do të ketë anëtarin e tretë në tavolinat e KZAZ-ve me numrin tek.
Pavarësisht sesi do të ndahen numëruesit mes LSI-së dhe PDIU-së tashmë është arritur marrëveshja mes të dyjave për të garantuar votat e qytetarëve. Gjithçka u finalizua në një takim dje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe përfaësuesve të LSI-së Meta dhe Vasili.
Në kampin e djathtë parashikohet që numëruesit t’i përkasin PD e PR, për të majtën njëri numërues i përket PS, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI.
Numëruesit në grupet e numërimit të votave:
PS – 1 numërues
PD – 1 numërues
PR – 1 numërues
LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift
PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek (E.K/SHUPLAKA)