Pas Champions-it, shorti i hedhur para pak çastesh në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës përcaktoi çiftet çerekfinaliste nga ku do të dalin skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin mes katër më të miravë të Ligës së Europës.
Ndeshjet
Anderleht – Mançester Junajtid
Selta Vigo – Genk
Ajaks – Shalke
Lion – Beshiktash
Takimet e para luhen më 13 prill, kurse të kthimit një javë më pas (20 prill).
Rruga drejt finales
Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill
Shorti i gjysmëfinaleve: 21 prill
Gjysmëfinalet: 4 dhe 11 maj
Finalja: Të mërkurën, më 24 maj, ora 20:45, në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.