Eridjon Gjeta 32 vjeç, banues në Fier, është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi tentoi të qëllonte me thikë efektivët e policisë.
Arrestimi i tij u krye pasi më 2 qershor kishte hedhur sende nga banesa duke krijuar zhurma shqetësuese, bëri sjellje të papëlqyeshme dhe kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë duke tentuar t’i godasë me thikë.
Detaje të policisë:
Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t’i qëlloi me thikë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 02.06.2017, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t’i qëlloi ata me thikë.
U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Prishje të rendit dhe qetesisë publike” dhe “Kanosje” parashikuar nga Nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)