Përshëndetje miq,
Pas një periudhe me shumë angazhime, mendojmë se ka ardhur koha të bëni disa pushime
relaksuese. E imagjinoni dot, të ulur në karrigen e plazhit, nën hijen e çadrës duke shijuar një
pije të ftohtë, ndërkohë që fëmijët luajnë me lodra ose lahen në det me komardaren e tyre? Ah,
çfarë ditësh ju presin!
Me siguri po mendoni se nuk jeni përgatitur akoma për pushimet? Mos u shqetësoni, zgjidhja
është e lehtë. Hidhuni drejt verës me JUMBO!
Si do ta zgjidhni çadrën e plazhit këtë vit? Po termusin për pijet e ftohta buzë detit? Do merrni
karrige të rehatshme plazhi? Nëse vajzat duan aq shumë edhe një flamingo, për të bërë foto të
mrekullueshme, tani është momenti.
Le të mos flasim pastaj për lodrat e fëmijëve, ku çdokush mund të gjejë aksesorë noti, forma
rëre, komardare apo dyshekë plazhi të modeleve të ndryshme. Këto të fundit mund t’i shijojnë
edhe të rriturit, apo jo? Madje nuk mund të mungojnë edhe aksesorë të tjerë si kapele, shapka
dhe erashka.
Këto dhe shumë produkte të tjera për verën mund t’i gjeni në të gjithë rrjetin e dyqaneve
JUMBO ose t’i porosisni online në website www.jumbo.al
Për akoma më shumë informacion vizitoni Facebook “Jumbo Albania” dhe
Instagram jumbo_albania si dhe ju presim çdo ditë në dyqanet tona në TEG, QTU, Fier
(Qendra Gold), Shkodër, Durrës (Blue Star), Elbasan (Orti City) dhe Vlorë.
JUMBO është pjesë e BALFIN Group, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të
suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.