Argjentinasi Gonzalo Higuain tasjhmë është lojtari I Milanit. Ai ka mbërritur dje në Milano së bashku me vëllain e tij, që shtë dhe agjenti I futbollistit, ku është mirëprituar nga tifozë të shumtë.
Ish-sulmuesi i Juventusit nuk ka preferuar të flasë gjatë por ka deklaruar se është i lumtur për këtë aventurë të re.
“Nesër do bej vizitat mjekësore pastaj do firmos kontratën. Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Iu dërgoj përshëndetje të gjithë tifozëve, edhe atyre të Juventus, të cilët më kane dhënë gjithmonë ngrohtësi.Ku mund të arrijë Milani? Shpresoj sa me shumë të jetë e mundur. Kam biseduar edhe me Gattuson” , ka thënë ai. (B.H/Faxweb)