01:55 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hijet e ekstradimit të Nazer Seitit, pse ministrja Gjonaj nuk kreu verifikimet?!

08:07 | 26/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hijet e ekstradimit të Nazer Seitit, pse ministrja Gjonaj nuk kreu verifikimet?!

Vendimi për ekstradimin e Nazer Seitin drejt Italisë ditën e djeshme ka ngritur mjaft pikëpyetje. Kjo për shkak se në disa pika është shkelur Kodi i Procedurës penale.

Pavarësisht se vetë i dyshuari si ‘financier’ i Habiljave e kishte kërkuar ekstradimin, drejtësia nuk mund të luajë me tekat e njerëzve.

Dy gjykata, ajo e Krimeve dhe ajo e Tiranës, ndonëse fare pranë njëra-tjetrës nuk e kane patur informacionin e duhur se ç’po ndodhte, pavarësisht se Kodi i Procedurës Penale është mëse i qartë në rastin e ekstradimeve.

Pas ndryshimeve ligjore të hyra në fuqi në gusht 2017, dispozita e ekstradimit nuk lë vend për interpretime. Në nenin 491 thuhet se nuk mund të lejohet ekstradimi kur ka filluar hetimi në Shqipëri, edhe nëse vepra është kryer jashtë vendit.

Siç flasin faktet, pavarësisht hetimit në Katania ndalimi i Nezar Seitit ndodhi pikërisht për shkak të procedimit në Tiranë, ku ai nuk ishte i vetmi i hetuar në këtë dosje.

Por për mungesë të materialeve nga Italia, Krimet e Rënda vendosën fillimisht 20 ditë arrest me burg e më pas më 22 nëntor, Apeli i dha formë të prerë me arrest me burg, që do të thotë se pas këtij vendimi, asnjë gjykatë dhe askush nuk mund të pranonte ekstradimin e këtij shtetasi.

E megjithatë Gjykata e Tiranës shpalli ekstradimin e vlonjatit. Nëse do të lexohej ligji, gjykata e kryeqytetit duhet të kryente verifikimet nëse ndaj këtij shtetasi ishte shpallur, apo jo masë sigurie brenda vendit, shkruan ”Tch”‘.

Ky është një nga kushtet ndalues në Kodin e Procedurës Penale. Shkelja e dytë e gjykatës është fakti që për këtë shtetas masa është vendosur për të njëjtën vepër penale, që e dyshon edhe Italia.

Në këtë rast, përderisa të dyja vendet kanë marrëveshje sipas konventës mbi ekstradimin, duhet të kishte përparësi zbatimi i ligjit vendas në favor të shtetasit të vet.

Por, edhe kjo shkelje ka kaluar në heshtje dhe nuk është inspektuar as nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka një autoritet përfundimtar që jep firmën e fundit dhe që është ministri i Drejtësisë.

Sërish siç thotë ligji, përpara se të pranonte, ministrja Etilda Gjonaj duhet të verifikonte nëse ekzsitonin apo jo kushtet për të pranuar ekstradimin.

Tashmë që edhe ky ekstradim la zhurmë pas, ajo që ka mbetur është pyetja; si duhet të veprojë Prokuroria më tej? A do ta pushojë hetimin ndaj tij, apo do të transferojë dosjen e këtij procedimi penal në itali?

 

Etiketa: etilda gjonajnazer seiti
Pas

Veliaj kërkon shtëpitë e Kadaresë e Agollit ti kthejë në muze, Sadija: Nuk e di a do mundem

Para

Çfarë e nxehu Lorenc Vangjelin: Jeni të gjithë mallkim (VIDEO)

Para
Çfarë e nxehu Lorenc Vangjelin: Jeni të gjithë mallkim (VIDEO)

Çfarë e nxehu Lorenc Vangjelin: Jeni të gjithë mallkim (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

Zgjedhjet parlamentare,105 kuti të Tiranës në pritje të trajnimit të numëruesve

Tiranë/Mungesë numëruesish në KZAZ nr. 42, në shkollën “Ahmet Gashi”

Tensionet te “Parku Olimpik”, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në deklaratë për mediat pas përplasjes mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Vijojnë tensionet te “Parku Olimpik”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka kërkon që të mos hapet asnjë kuti votimi

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës, ja arsyeja pse Taulant Balla u përplas me përfaqësuesin i PD-së, Marash Logu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.