Nuk e kisha menduar kurrë se do të vija ndonjëherë pranë demokratëve, por unë mendoj se duhet të ulim barrierat dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Na mjafton edhe vetëm një gjë që ne të bashkohemi, sot erdha këtu për disa gjëra. Kam disa shokë 50-vjeçarë, të cilët kanë ikur rishtazi jashtë vendit. Pra nuk po ikin më vetëm 20-vjeçarë por edhe 50-vjeçarë sepse nuk po dinë më si të sigurojnë të ardhmen për fëmijët. Në këtë moment është e nevojshme që pa dallim, i majtë dhe i djathtë të bashkohemi e të komunikojmë. Një arsye tjetër është arroganca. Më nevrikos kjo kur bëhet ndaj opozitës, e cila ka përfaqësuar në ditën më të keqe të saj 35% të shqiptarëve, ne nuk mund të bëjnë këtë duke humbur opozitën.
Ata shohin efekte te ju ashtu sikurse ju te ata. Unë jam këtu, për t’ju thënë se pavarësisht se na ndajnë mendimet, ne s’jemi armiq as kundërshtarë, thjesht ndajmë mendime të ndryshme.”, tha Hila.
Më tutje Hila u tha demokratëve se Partia Demokratike ka bërë historinë e Shqipërisë, prandaj mazhoranca nuk mund t’ja lejojë vetes luksin për ta humbur.
“Megjithatë ju përgëzoj për këtë rrugë, është e drejta juaj të mendoni se si do ta vazhdoni, të shikoni përpara, jeni parti e madhe, keni bërë historinë e Shqipërisë, si Partia Socialiste keni qënë dy këmbët e Shqipërisë, herë keni ditur ta bëni mirë e herë me defekte, shikoni përpara, ndërtoni një lidership të ri, bëhuni një parti popullore, mos keni frikë nga asnjë gjë, keni të gjitha potencialet. Ne nuk kemi luksin të humbim Partinë Demokratike, është një parti e cila do na çojë përpara po edhe juve për hatër të Shqipërisë, keni potenciale të jashtëzakonshme të cilat duhet t’i vini në punë.”, shprehet Hila. (D.D/Shuplaka)