Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka shkruar në librin e saj të ri se Donald Trump e kishte tmerruar duke e ndjekur nga pas nëpër skenën e një debati të fushatës zgjedhore.
Në disa pjesë të shkëputura audio nga libri i saj “Çfarë Ndodhi”, që u transmetuan sot në MSNBC, Clinton e përshkruan fushatën e vet nga vitit i kaluar si gazmore, përulësi, egërsuar dhe thjesht hutuese si dhe e pranon se i ka zhgënjyer miliona përkrahës duke humbur ndaj Trumpit në zgjedhjet e nëntorit
“Ishim në të njëjtën skenë dhe pavarësisht se kah ecja unë, ai më ndiqte nga afër, duke m’i ngulur sytë, duke bërë fytyra. Ndihesha tejet jo rehat. Thjesht më ndiqte shumë afër. Më rrëqethej lëkura,” thotw Clinton.
“Kjo nuk është në rregull, mendova”, shkruan Clinton. “Ishte debati i dytë presidencial dhe Donald Trump po dilte pas meje. Dy ditë më parë, bota e dëgjoi atë të mburrej për të kapur gratë.
Në një pasazh tjetër nga “What Happened”, i cili do të publikohet më 12 shtator, Clinton shpjegon se libri nuk synon të japw një pasqyrë gjithëpërfshirëse nga gara e 2016. (B.H/Shuplaka)