Analisti politik, Lorenc Vangjeli deklaroi se do të ketë përshkallëzim të protestës për kuksianët e arrestuar në momentin kur ata do të dalin përpara gjykatës për masën e sigurisë.
Ndërsa familjarët e qytetarët kanë protestuar për dy ditë përpara drejtorisë së policisë së Tiranës, Vangjeli thotë se protesta do të zhvendoset në gjykatë ku mund të ketë situatë të paparashikuar: Bllokim të gjykatës.
“Bëhet fjalë për një hipokrizi të skajshme dhe një tallje të frikshme me qytetarët shqiptarë. Ata që derdhin lotë sot. Kjo histori ka filluar në vitin 2010 kur është tentuar të vendoset një tra aty. Fillon kjo histori këtu. Ne shqiptarët jemi në skajin e një drejtëze kaq larg sa s’vete. Por varet si e shikojmë me syzet e pushtetit apo të opozitës. Berisha donte ta vendoste taksën 8.5 euro.Ka pasur tre skenarë, 6 euro pa tvsh, 8.5 euro… Qeveria shqiptare ka rënë dakort për skenarin e tretë, 8.6 euro.
Është projektuar një lloj proteste që do të bëhet para gjykatës që do të jetë masive dhe do të ketë një përshkallëzim të paparashikueshëm”, tha Vangjeli mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.
(M.Q/Faxweb)