11:58 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Hipokrizi, show, neveri…”, Edi Paloka reagon ashpër ndaj Ramës: Mjaft me shpëtimtarin

09:57 | 20/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paloka-Ramës: Llumi që ke gatuar i ka kaluar anët e kazanit, po derdhet e po qelb dynjanë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme.

Shkak për këtë është bërë video e Ramës ku shfaqej në QSUT së bashku me mësuesen e sëmurë me kancer, duke thënë se problemi ishte zgjidhur.

Paloka shprehet më tej se morali që jep kryeministri është se kush del në teklevizor dhe ankohet atij i zgjidhen hallet, duke dalë në rolin e një shpëtimtari.

REAGIMI I PLOTË:

Hipokrizi, show, neveri…

Rama ka publikuar nje video ku shfaqet me mesuesen fatkeqe e cila disa dite me pare ju ankua se eshte e semure me kancer dhe prej kohesh ,ajo dhe te semure te tjere, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin ne spitalet tona.

Dhe ja ku shfaqet perseri “shpetimtari” ne video te mburret se gjeti ilacet per fatkeqen. Me kete shfaqje te neveritshme, qe nuk e ka per here te pare (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, ne kulmin e delirit, kerkon te tregoje se AI dhe vetem AI eshte zgjidhja dhe shpetimi.

Kerkon te hiqet si Mesia por eshte kryeministri i ketij vendi dhe qytetareve fatkeq te ketij vendi. E ka detyrim , detyrimi i pare dhe i vetem i tij eshte te qeverise e te kujdeset per gjithe qytetaret e ketij vendi pa perjashtim po sidomos per ata qe jane ne nevoje e te pamundur e jo te shfaqet ne spektakle televizive si Mesia qe me prekjen e tij shpeton fatkeqet qe i shprehin personalisht hallin e tyre.

A duhet te prisnin te semuret me kancer qe nje mesuese apo kushdo qytetar tjeter i semure, te ndodhej rastesisht perballe Rames, per te qare hallin( e cfare halli) qe te merrnin nje sherbim te domosdoshem, baraz me jeten…apo ky kryeminister duhej te bente punen e tij dhe ato ilace te ishin detyrimisht ne dispozicion te te semureve ?!?

Po me mijera e mijera qytetare te tjere qe kane halle e probleme te cilat qeveria dhe Rama e kane detyrim t’ju a zgjidhin , cfare behet ? Mos valle te gjithe keta qytetare duhet te shpresojne tek fati, qe nje dite t’ju shfaqet Rama dhe me prekjen e shenjte t’ju zgjidh problemin ?!

Po, vini re; edhe ky takim “fatlum” duhet te jete perpara kamerave qe te jete i vlefshem sepse jane me qindra qytetaret dhe socialiste te thjeshte, qe ja kane qare hallin edhe personalisht kryeministrit Rama, po jashte kamerave, kane marre vetem pergjigje arrogante, fyese , e ne se jane treguar kembengules edhe te shtyrat e bodyguardeve.

Prandaj o njerez, qe halli dhe nevoja ju shtyjne, mos shkoni tek Rama per nevojat tuaja sepse ai nuk eshte zgjidhja por problemi.

Ne se ai nuk do te ndante parate me miqte e tij per koncesione milionashe ne shendetesi ,do te kishte ilace ne spitale.

Ne se ky kryeminister do te bente qofte edhe nje dite ne vit punen dhe detyrimin e tij, shqiptaret nuk do te ishin sot ne keto kushte e nuk do te arratiseshin nga shtepite e tyre ne nje numer me te madh se sirianet.

Prandaj vetem largimi i tij nje ore e me pare do te jete fillimi, i zgjidhjes se problemeve.
27 janar, ora 12.00 ne Bulevard.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: Edi Palokaedi ramapalokarama
Pas

Vajza e biznesmenit Vebi Veliaj çon në Veting 20 gjyqtarë dhe prokurorë. Mes tyre dhe Adriatik Llallën

Para

Xhafaj i përgjigjet Lu-së për peshqit e mëdhenj: Në shkurt do t’i arrestojmë

Para
Pas Vlahutinit dhe ambasadori Lu në takim me Xhafajn

Xhafaj i përgjigjet Lu-së për peshqit e mëdhenj: Në shkurt do t’i arrestojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, PS fiton bindshëm

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Numërimi elektronik në Vorë, del rezultati i votimit

Numërohen 416/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. Shehajt i duhen 44 vota për t’i marrë një deputet PD-së

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste me 2.171 vota

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 39 çështje

Dy qarqet e vetme në veri që kryeson PD, “surprizon” PSD në Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.