Menjëherë pas rastit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku hipoteka e Pogradecit i jep pronën humbësit të gjyqit, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Që nesër fillon inspektimi i rastit! Qëllimi është zgjidhja e problemit ndaj qytetarit dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Do t’u njoftojmë konkluzionet e inspektimit”, është shprehur Manjani.
Ai falenderon emisionin në fjalë që ka publikuar një rast të tillë.
“Falenderoj Fiks Fare! Siç e kam thënë është vendi i Vettingut për të gjithë!”, shton ministri i drejtësisë, Ylli Manjani. (A.R/SHUPLAKA)