Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të ndal provokimet e policisë. Sipas tij mes turmës ka provokatorë të futur, të cilët po nxisin dhunën e qytetarëve.
Reagimi i Bardhit:
Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!
Ndërkohë Lleshaj pak minuta më parë reagonte në rrjetet sociale:
Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.
Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!
(E.K/FAXWEB.AL)