Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni u bë nga policia fqinje në Konicë të Janinës. Autoritetet arritën të sekuestrojnë rreth 530 kg marijuanë. Sasia e madhe e drogës u kap në një automjet rulotë.
Deri më tani, në pranga janë vendosur dy shtetas shqiptarë të moshës 53 dhe 26 vjeç identitetet e të cilëve nuk u bënë të ditur.
Droga ishte e ndarë në 180 pako ekzaktësisht me peshë 529 kg e 415 gramë.
Kjo mënyrë tentative për të kaluar kufirin me drogë ka qenë subjekt edhe e një filmi në Hollivud i quajtur “The Millers” ku dy persona kaluan me rulotë drogë nga Meksika në Sh.b.a
E mesa duket shqiptarëve nuk u ka ecur aq mirë situata si në film. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post