Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri. Shpesh herë ajo poston foto në rrjetet sociale dhe ndërvepron me ndjekësit dhe komentuesit e saj.
Në një nga fotot e fundit të bëra gjatë një puntate të emisjonit të saj të pasdites Magjistari ka nxitur shumë komente nga ndjekësit e saj.
”Hiqi getat dhe kepucet te luuuuutem… nuk perputhen fare as me fustnin as me as me ty” i ka shkruar një nga komentueset.
Ndërkohë moderatorja shprehet se i gjithe imazhi i saj është punë e një departamenti të tërë por kësaj here i është dhënë prioritet shëndetit, pa e sqaruar më shumë këtë gjë.
“E dashur, mos kujto se une e nje departament i tere, qe kuron veshjet e mia, nuk e dine kete. Shendeti eshte i pari, pastaj veshja” i kundërpërgjigjet Rudina komentueses.
Kjo veshje duket se nuk është pëqyer shumë nga ndjekësit e Rudinës sepse janë të shumtë ata që i kanë komentuar getat dhe këpucët.
”Fustani yll po kepucat ncuq”
“Shume te vjetra kepucet dhe fustani coji tek bashki”
“Noo Rudina me gjithe respektin qe kam per ty e stilin tend te veshjes nganjeher e jo gjthm ne fakt ..fustani sh.i bukur ama keto kepuce sandlet me keto corapet spo me plq faree ,nuk dukesh fare mire faree…te pershendes gjithesesi sepse je shume e mire”.
“Qe te duken kembet e gjata kepucet/sandalet duhen ngjyre bezhe, pra ne ngjyre te lekures”.
Sipas fansave ky nuk ka qene kombinimi më i mirë i Magjistarit.