Pas statusit të deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, ku njoftonte për disa investime që po bëhen në qytetin e Lushnjës në sektorin elektro-energjetik, një qytetar e ka kritikuar.
Kjo sepse në fotografinë e publikuar nga Braçe, shihet një kasolle, për të cilën qytetari ndjen dhimbje pasi mendon se si mundet një njeri të jetojë në të.
“Bashk me shtyllat hiqni edhe kasollet se gjynaf kur shef ate mjerim”, komenton ai.
Mirëpo Braçe, në përpjekje për ta sqaruar qytetarin se në kasollen e fotografuar nuk banojnë njerëz, por është thjesht një stallë bagëtish, i është përgjigjur me ironi: “Lopeve e deleve su bejme dot hotele me 5 yje! Ndjese po se arrijme dot”
Replikat mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama janë bërë mëse të zakonshme, por mesa duket Braçe ka nisur të njëtjën rrugë dhe me të njëjtin tonalitet. (D.D/Shuplaka)