16:45 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Hiqni kryesuesen se është zgjedhur nga PD”, bashkëshortja e Denar Bibës jep dorëheqjen, i ndërpritet në mes Vetingu

11:45 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hiqni kryesuesen se është zgjedhur nga PD”, bashkëshortja e Denar Bibës jep dorëheqjen, i ndërpritet në mes Vetingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën një seancë për ish-këshilltaren ligjore, Elona Kana, ndonëse kjo e fundit kishte dorëzuar një dorëheqje nga Shkolla e Magjistraturës si dhe mungoi në sallë.

Kryesuesja e trupës gjykuese, Suela Zhegu deklaroi se kërkesa e 2 tetorit 2019 e Elona Kanës për përjashtimin e relatores Xhensila Pine ishte rrëzuar nga një tjetër trupë gjykuese, ndërsa shtoi se Komisioni ishte njohur edhe me kërkesën e saj për dorëheqje.

“Komisioni e zhvilloi seancën për ta dëgjuar subjektin lidhur me kërkesën për dorëheqje,” tha Zhegu.

Elona Kana u përball fillimisht me vetingun në tetor si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Por në seancën e parë dëgjimore, ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine me pretendimin se ajo ishte zgjedhur nga Partia Demokratike dhe mund ta cënonte në proces për shkak të qëndrimit të mbajtur në KQZ nga bashkëshorti i saj, Z.Denar Biba.

Pas seancës së parë dëgjimore, Kana ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës. Të hënën, KPK vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për të, duke i hequr të drejtën për të mbajtur ndonjë pozicion në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Relatorja Pine pohoi se KPK kishte pyetur Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ lidhur me dorëheqjen e subjektit. KLGJ ka informuar se për dorëheqjen e këshilltares ligjore ishte shprehur Shkolla e Magjistraturës, ndërsa kjo e fundit ka njoftuar se kandidatët për magjistratë që hiqnin dorë për shkak të vetingut, nuk ishin të detyruar të rikthenin pagesën e marrë për ndjekjen e kësaj shkolle.

“Komisioni vlerësoi se procedura administrative nuk mund të mbyllej pa u dëgjuar subjekti”, shpjegoi Pine. Pas një tërheqjeje të shkurtër, trupa gjykuese vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Elona Kanën./reporter.al

Etiketa: elona kanaelona kana nderpret vetingun
Pas

VIDEO/ “Pse nuk flet deputeti, ka qenë drejtues i uzinës?”, Thirrja prekëse e punëtorit të Ballshit: Fëmijët i ushqejmë vetëm kur qajnë

Para

FOTO/ Vjosa Osmani si Edi Rama! Cili ishte veprimi i parë zyrtar si kryeparlamentare

Para
Vjosa Osmani: Njerëz të panjohur më hynë në oborr, më frikësuan fëmijët

FOTO/ Vjosa Osmani si Edi Rama! Cili ishte veprimi i parë zyrtar si kryeparlamentare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.