Nishanet janë njolla të vogla me ngjyrë që shfaqen në lëkurën tonë, të cilat përbëhen nga qelizat e quajtura melanocite, të cilat prodhojnë ngjyrën (pigmentin) në lëkurën tonë. Ato mund të shfaqen kudo në lëkurën tonë, vetëm ose në grupe.
Shumica e nishaneve janë të padëmshme. Ato rrallë bëhen kancerogjene. Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e nishaneve janë si më poshtë: dieta e pabalancuar, gjenetika, stresi, ekspozimi i diellit ose luhatjet hormonale.
Mjekimi efektiv për largimin e nishaneve
– Si të hiqni një nishan duke përdorur uthullën e mushtit të mollës?
Përbërësit:
Uthull molle;
Topa pambuku;
Përdorimi:
Së pari, zhyt një top pambuku në uthull molle. Pastaj, shtrydheni atë që mos tju pikojë.Pas kësaj, aplikoni topin e pambukut në majë të nishanit dhe mbulojeni atë me fashë. Mbajeni fashën për rreth 6 deri në 8 orë. Pas kësaj, ndryshoni topin e pambukut, vendosni uthullën e mollës dhe vendosni një fashë të re. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë, për afro 10 ditë ose derisa nishani të bjerë.Uthulla e mushtit të mollës ka gjasa të bëjë keq në ditët e para, por pas një jave, gjendja e nishanit do të përmirësohet.
Si ta hiqni nishanin duke përdorur hudhër?
Hudhra është një perime që përmban enzima të caktuara që ndihmojnë për të prishur grupet e qelizave që shkaktojnë nishane. Ajo gjithashtu ka disa benefite të tjera, të tilla si ndriçimi i pigmentimit të errët te nishanet.
Përbërësit:
1 deri në 3 thelbinj hudhër;
Vazelinë;
Fashë.
Përgatitja dhe përdorimi:
Për të mbrojtur lëkurën rreth nishanit, duhet së pari të aplikoni pak vazelinë . Para së gjithash, shtypni thelbinjt e hudhërave në mënyrë që të bëni një pastë. Aplikoni pasten mbi nishan dhe mbuloheni me një fashë. Mbaheni në atë mënyrë për një natë, ose të paktën për rreth 4 orë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë, për rreth 4 deri në 5 ditë. Mos harroni ta dezinfektoni zonën me alkool përpara se ta përsërisni procesin çdo ditë.Pas kësaj, nishani do të bjerë natyrshëm. Kjo metodë provohet të japë rezultate pozitive që në pesë ditët e para.shije.al