Shumë prej tyre përballen me rritjen e qimeve në zonën e mustaqeve apo në atë pranë veshëve. Por, harrojini metodat e dhimbshme dhe të kushtueshme të eliminimit të tyre, shkruan revista Shije. Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një lloj paste “magjike”që i zhduk qimet e fytyrës pa dhimbje.
Lajmi i mirë është se ju mund ta përgatisni vetë këtë maskë dhe për më tepër nuk e acaron fytyrën. Ju duhen vetëm 3 përbërës të thjeshtë për të shpëtuar përgjithmonë nga qimet e fytyrës.
Përbërësit:
1 lugë gjelle miell
1 lugë çaji sheqer
1 vezë
Përgatitja:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit në një enë të vogël, derisa të merrni një lloj paste. Sigurohuni që përzierja të bëhet ngjitëse, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar. Aplikojeni pastën në fytyrë, në zonat ku keni qime dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, derisa të thahet. Pas kësaj, hiqeni maskën duke e tërhequr atë. Lajeni fytyrën me ujë të pastër dhe rezultati do të jetë i mahnitshëm.
Pasi t’i keni hequr qimet nga fytyra juaj, përdorni një krem hidratues. Ju mund të përsërisni procesin kohë pas kohe për t’u siguruar që qimet të mos rishfaqen përsëri.