17:56 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Histori dashurie, kush janë të famshmet shqiptare që zgjodhën meshkuj të divorcuar

07:40 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Histori dashurie, kush janë të famshmet shqiptare që zgjodhën meshkuj të divorcuar

Lidhjet e showbiz-it që janë sot më të komentuara në mediat sociale, kanë ardhur pas përfundimit të një kurorëzimi të mëparshëm.

Një prej martesave më të famshme në SHBA, ajo e Kim Kardashian me Kanye West, ka fituar famën pikërisht sepse dyshja vinte nga një martesë dhe një lidhje e mëparshme. Kim sapo ishte divorcuar nga basketbollisti Kris Humphirs, ndërsa Kanye ishte ndarë nga lidhja shumëvjeçare me Amber.

Fejesa e Princ Harry-t me aktoren Meghan Markle, bëri gjithashtu bujë në Britaninë e Madhe për vetë faktin që Princi do të martohet me një femër që është e shkurorëzuar.

Rastet kur femrat më të njohura të ekranit shqiptar, e kanë gjetur dashurinë te një mashkull i divorcuar, janë të njohura edhe në Shqipëri. Më poshtë do të shihni se cilat janë të famshmet shqiptare që u dashuruan me meshkuj të divorcuar, dhe sot po jetojnë një jetë të lumtur:

Eni Koçi

Dyshja u përfolën këtë fundjavë për një krizë në marrëdhënie, por këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj, as nuk e pohuan dhe as nuk e mohuan. Gjithsesi ata mund të cilësohen si çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar. Lidhja e tyre është e konsoliduar tashmë, por nuk dihet nëse do të arrijë deri në martesë. Këto dyshime lindën pak kohë më parë kur u risoll në vëmendje ish-gruaja e Prelvukaj me të cilën ai ka një djalë. “Në një formë apo në një tjetër, ish-bashkëshortja Arta ndikon në mënyrë që Eni dhe këngëtari të mos martohen”, shkruanin mediat kosovare pak kohë më parë. Ish-modeles, Prelvukaj i ka premtuar se edhe nëse takon njeriun e duhur, ai nuk do t’i çojë asnjëherë gjërat deri tek martesa. Gjithsesi këtë do ia lëmë kohës.

Bieta Sulo

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë bërë prindër të një vogëlushi.  Sot e shohim më shumë se të lumtur përkrah partneres së tij të re, por e mbani mend ish ­gruan e Alban Dudushit? Nëse ende nuk e dini, ajo ka qenë një aktore e famshme, madje për disa kohë ka qenë pjesë e spektaklit të humorit në Top Channel, “Portokalli”. Nigda Dako quhet aktorja, e cila pas tetë vitesh martesë me moderatorin, nga e cila sollën në jetë vajzën e tyre Joel, u nda nga Dudushi. Megjithatë, pas ndarjes Dako vazhdoi karrierën e saj si aktore, ndërsa viteve të fundit iu përkushtua punës me fëmijët, si drejtuese e “Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve”.

Armina Mevlani

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mund të jenë shumë afër drejt kurorëzimit të lidhjes së tyre disavjeçare. Por edhe pse për Arminën kjo do të jetë martesa e parë, për Shkëlzenin do të jetë e dyta. Djali i ish-kryeministrit ishte i martuar me Sadije Berishën, me të cilën ka dy fëmijë.  Në një intervistë, kjo e fundit është shprehur se “krisja” në çift kishte nisur para se ish-bashkëshorti i saj të njihej me Armina Mevlanin. “Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme,” rrëfen 49­vjeçarja, duke shtuar se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t’u rikthyer në Tiranë. Ndërsa Arminën, Shkëlzeni e ka njohur disa vite më vonë, në 2013-ën.

Estela Ujka

Ajo një një nga blogger-et më të njohura të modës në Shqipëri, ndërsa ai një biznesmen 15 vjet më i madh sesa ajo. Kishin komunikuar për 6 muaj pa u takuar, derisa një ditë, teksa ajo dilte nga xhirimet e “Showbiz” të TV Klan, më në fund u panë. Por nuk kishte dashuri në atë shikim të parë. Dhe kur dashuria do të lindte, familja e saj, nuk do ishte dakord që e bija të martohej me një burrë që kishte pas krahëve një martesë të përfunduar. Megjithatë ata të dy i besuan dashurisë së tyre, dhe sot janë në pritje të ëmbël të një vajze të tretë.

 

Juliana Pasha

Çifti janë njohur me njëri-tjetrin në skenën e muzikës “live” në Tiranë. “Jemi dashuruar që në momentin e parë me njëri-tjetrin. Unë e dashurova Altinin sapo dëgjova tingujt e mrekullueshëm që ai luante në kitarë”, është shprehur Juliana. Ata duan shumë të bëhen prindër, edhe pse partneri i Julianës ka një vajzë 15-vjeçare nga një martesë e mëparshme: “Nëse Zoti do të kishte në plan të na bekonte me një fëmijë mua dhe Altinin, patjetër që do të hiqja dorë përkohësisht nga muzika. Familja për mua është primare”, ka thënë këngëtarja në shkurt të 2016-s.

Afrona

Edhe kjo ka qenë një ndër lidhjet më të përfolura të showbiz-it. Bëhet fjalë për treshen e famshme Blero Muharremi, Teuta Krasniqi dhe Afrona Dika. Ndarja e ish-bashkëshortëve Blero dhe Teuta bëri jehonë të madhe mediatike, veçanërisht pasi fruti i dashurisë së tyre ishte vajza e vogël Tara. Por, pas një kohe jo shumë të gjatë që të dy gjetën ngushëllim në krahë të dikujt tjetër. Blero takoi në aeroport Afronën dhe nga aty filloi lidhja e tyre, kurse Teuta gjeti Adonisin në fitness dhe sot, është bërë nënë për herë të dytë./ Icon style 

 

 

Pas

”Ekskluzive, Xhensila shtatzënë”, reagon këngëtarja dhe tregon të vërtetën (FOTOT)

Para

Jeni ende në kohë, hidhini një sy asaj që thonë yjet për muajin e fundit të 2017-tës

Para
Puna, dashuria dhe shëndeti, çfarë parashikojnë yjet gjatë muajit Gusht

Jeni ende në kohë, hidhini një sy asaj që thonë yjet për muajin e fundit të 2017-tës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.