E gjithë Gjeorgjia feston sonte.
Gjeorgjia ka bërë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat europian, duke mundur Greqinë 4-2 me penallti.
Ndeshja mes tyre ishte krejtësisht intensive, me shumë raste nga të dyja palët, por asnjëra prej tyre nuk arriti të gjente rrjetën për 120 minuta, duke i lënë kështu radhën 11-metërshave për të caktuar fituesin që do të kualifikohet në Euro 2024. Për Greqinë, ishin Bakasetas dhe Giakoumakis ata që nuk realizuan penalltitë, e para e pritur nga portieri i Gjeorgjisë dhe e dyta jashtë kuadratit.
Për Gjeorgjinë ishte Mikautadze ai që nuk realizoi, por nuk i intereson, pasi Kvekveskiri goditi penalltinë e cila i siguroi Gjeorgjisë biletën për në Gjermani.
Greqia, fituese e Euro 2004, nuk kualifikohet në një kampionat europian që prej vitit 2012, dhe nuk kualifikohet në një turne madhor që prej botërorit të 2014-ës.